F1, Renault prezanton makinën e re: RS 17

21/02/2017 00:00

Renault ka zbuluar makinën e re që do të zbresë në pistë në Botërorin e vitit 2017 të Formulës 1.

Njëvendëshja e re quhet RS 17. Ajo do të drejtohet nga gjermani Nico Hulkenberg dhe britaniku Jolyon Palmer.

Objektivi kryesor i këtyre dy pilotëve do të jetë të paraqiten më mirë sesa viti i kaluar, ku Renault pati një performancë poshtë pritshmërive.

Në prezantim ishte i pranishëm edhe ish-kampioni Alain Prost.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel