“Goalkeeper UEFA A”, mbahet kursi për trajnerët e portierëve

21/02/2017 00:00

Federata Shqiptare e Futbollit nisi programin 2-ditor “Goalkeeper UEFA A”, një program implementues në bashkëpunim me qeverinë e futbollit evropian. Në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamëz ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm i trajnerëve të portierëve.

Në këtë kurs 2-ditor, e gjithë vëmendja do të jetë te paraqitjet e portierit, kuptimi i rolit dhe detyrave të një trajneri portierësh, e mes tw tjerave dhe psikologjia e mbrojtwsit ekstrem.

Ai që bëri paraqitjen teorike në lidhje me rolin e gardianëve të portës ishte lektori italian Mario Kapaçe. Programi “Goalkeeper UEFA A” është ende në hapat e parë dhe tashmë ka nisur të praktikohet në vende si Anglia, Spanja, Danimarka apo Franca.

Paraqitjet e kombëtares shqiptare në vitet e fundit dhe puna e bërë nga federata shtynë delegatët e UEFA-s të pranonin propozimin e këtij institucioni për të aplikuar këtë program edhe në vendin tonë. I pranishëm në këtë kurs ishte dhe ish-portieri i skuadrës sonë kombëtare, Arjan Beqaj, i cili theksoi se cilësia e portierëve shqiptarë është rritur ndjeshëm dhe këtë e tregojnë paraqitjet e Etrit Berishës dhe Thoma Strakoshës në Serinë A.

Top Channel