Portretet e frikshme të anëtarëve të “Fuqisë së Zezë”

21/02/2017 00:00

Një fotograf australian ka arritur të kapë portretet plot tatuazhe të anëtarëve të një prej bandave më famëkeqe të Zelandës së Re.

Casey Morton fitoi besimin e bandës “Fuqia e Zezë”, falë edhe disa kushërinjve që kanë lidhje me këtë bandë.

“Doja të tregoja një anë tjetër të kësaj bande. Doja t’i tregoja siç janë në të vërtetë dhe njerëzit të krijonin opinionin e tyre. Ata vendosën rregulla të qarta para se të pranonin këtë set fotografik. Kishte momente që ndihesha i frikësuar, por kurrë i pasigurtë”, tregon Casey.

Anëtarët e “Fuqisë së Zezë”, që është themeluar në vitin 1970 për t’ju kundërvënë Mongrel Mobit, janë në përgjithësi nga Maori dhe Polinezia.

Ata që duan të bëhen pjesë e bandës duhet të bëjnë një stazh shumë të ashpër që zgjat gati një vit, para se të quhen anëtarë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel