Ministrja Ekonomi: PD të protestojë, por të miratojë ligjet e rëndësishme

21/02/2017 00:00

Ministrja e Turizmit Milva Ekonomi nga Korça ka komentuar protestën e opozitës dhe kërkesën e saj për qeveri teknike.

Ministrja tha se çdo parti ka të drejtë të ketë kërkesat e saj mes të cilave dhe të protestojë, por sipas saj më e rëndësishme është puna e partive për të miratuar ligje të rëndësishme, mbi të gjitha për reformën në drejtësi.

“PD ka të gjithë të drejtën e botës të bëjë protesta, sepse mendon që gjërat duhen rregulluar, ndërkohë që për qeveri teknike mëm duket kërkesë e parakohshme, ose jo në kohë për tu bërë. Sepse ajo që shoh unë për një qeveri teknike, është që jemi në prag të përfundimit të punës në Parlament dhe ajo që mund të bëjmë tani përmes këtyre lëvizjeve që bën, përveçse të shtyjë më tutje vendimarrje për disa vendime që janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, siç është reforma në drejtësi nuk demostron gjë tjetër”, tha znj. Ekonomi.

Këto deklarata ministrja e i ka bërë nga Korça ku ka promovuar disa nga destinacionet për të përshkuar me biçikletë në disa zona të ndryshme të qytetit.

Top Channel