Sfidoi Arsenalin me byrek, rrezikon dënimin e FA-së

21/02/2017 00:00

Arsenali mposhti Sutton 2-0, duke u kualifikuar për në çerekfinalë të FA Cup, por vëmendjen në këtë sfidë e fitoi Wayne Shaw. Portieri rezervë 45-vjeçar i Sutton, i cili peshon mbi 100 kg, u pikas nga kamerat teksa po hante një byrek në stol, diçka për të cilën në median britanike po flitet se ishte kuotuar nga kompanitë e basteve me koeficientin 8.

Një veprim ky që nuk i pëlqeu aspak trajnerit të Sutton, Paul Doswell, i cili theksoi se Shaw i dha një imazh jo të mirë skuadrës së tij.

Por, Doswell duket se nuk është i vetmi që ka mbetur i pakënaqur me atë çfarë bëri Shaw. Federata Angleze e Futbollit (FA) është ajo që nuk e ka kapërdirë këtë histori, sidomos kur mësoi se Shaw e pranoi  në një intervistë për “Independent” se ishte në dijeni të koeficientit me të cilin ishte kuotuar veprimi  i tij në kompanitë e basteve.

Duke parë këtë situatë, qeveria e futbollit anglez nuk e përjashton mundësinë e marrjes së masave disiplinore ndaj skuadrës së Sutton.

Top Channel