Vdekja e Kim Jong nam, asnjë familjar nuk e identifikon

21/02/2017 00:00

Autoritetet malajziane ende nuk e kanë identifikuar zyrtarisht trupin e Kim Jong nam pasi asnjë pjesëtar i familjes së tyre nuk është paraqitur para tyre.

Vëllai nga babai i liderit koreano verior, Kim Jong un, vdiq javën e kaluar pasi u helmua në dukje teksa priste një avion në aeroportin e Kuala Lumpurit.

Ka pasur spekulime se djali i tij, Kim Han sol, ka udhëtuar drejt malajzisë për të identifikuar trupin por nuk ka asnjë konfirmim për këtë ndërsa mediat malajziane spekulojnë se ai ka arritur në vend mbrëmjen e të hënës, nga Makau.

Nuk dihet shumë për han sol, djalin më të madh të Kim Jong nam. familja e tij ka ruajtur një profil relativisht të ulët që pas daljes nga preferencat e regjimit koreanoverior, por besohet se ai është i arsimuar dhe jeton në Makau apo Francë.

Malajzia ka refuzuar kërkesën e ambasadës koreano-veriore për të marrë trupin. Ajo kërkon që një familjar i Kim Jong nam të japë një kampion ADN-je në mënyrë që identifikimi të konfirmohet para se trupi të dorëzohet.

Një autopsi është kryer pavarësisht kundërshtive koreano-veriore. Ministria malajziane e shëndetësisë tha se ende priten rezultatet e testeve për të konfirmuar shkaqet e vdekjes. Sidoqoftë, ekzaminimi nuk ka treguar prova të një  infarkti dhe nuk ka pasur as plagë shpimi në trupin e tij. 

Deri më tani, katër vetë janë arrestuar në lidhje me vrasjen, një nga Koreja e Veriut, një nga Malajzia, një indonezian dhe një vietnamez dhe të paktën katër koreano-veriore janë në kërkim.

Top Channel