Gramsh, pallati i djegur tërësisht i pabanueshëm

21/02/2017 00:00

Pallati që mori flakë mbrëmjen e së hënës në Gramsh është i gjithi i pabanueshëm.

Mëngjesin e sotëm 18 familje kanë mbetur të pastreha, anëtarët e të cilave kanë vetëm rrobat që mbanin veshur mbrëmë. Gjithçka është shkatërruar dhe këtyre familjeve u nevojitet ndihmë.

Specialistë të bashkisë dhe Emergjencave Civile kanë nisur verifikimin e dëmeve dhe plotësimin e dosjeve, ndërkohë që prokuroria po heton për shkaqet e zjarrit.

Bashkia Gramsh ka vënë në dispozicion konviktin për strehimin e të prekurve nga kjo fatkeqësi.

Mbrëmjen e së hënës, forcat zjarrfikëse nga Elbasani mbërritën në Gramsh dhe ndihmuan në evakuimin e familjeve që ishin në ndërtesën tashmë të shkatërruar. Flakët u izoluan në mënyrë që të mos preknin edhe banesat e tjera afër.

Top Channel