Djali i dyshuar për vjedhje, por i gjejnë 22 kg hashash në shtëpi

21/02/2017 00:00

Policia shkon në shtëpi për të marrë djalin të dyshuar për një vjedhje, por gjejnë edhe 22 kg kanabis sativa.

Sipas burimeve zyrtare lënda narkotike është gjetur në shtëpinë e Gëzim Plepit, 51 vjeç në Arrameras të Fushë Krujës. Ndërkohë djali i tij E. Plepi, 26 vjeç është shpallur në kërkim. 

Ky i fundit dyshohet se gjatë natës ka vjedhur banesën e XH. S. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, në tavan u gjet edhe sasia e drogës. Ndaj babë e bir rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Top Channel