Banda e grabitësve, kapet Dash Kupa, lihet në burg Çerpja

21/02/2017 00:00

Ka shkuar në 6 numri i personave të arrestuar për grabitjen e makinave të bankës në Rrugën e Rinasit. Ndërkohë që Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Admir Çerpjan.

Dash Kupa, është personi i gjashtë i arrestuar si i dyshuar si anëtar i bandës së grabitjeve. 41-vjeçari i shpallur më herët në kërkim u arrestua në pikën kufitare të Morinës, teksa po kthehej nga Kosova.

Ndërkohë që Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për të arrestuarin e pestë si anëtar të kësaj bande, Admir Çerpjan.

Në seancë, Çerpja nuk ka pranuar avokatin e zgjedhur nga familja, por ka marrë një avokat kryesisht.

Admir Çerpja dyshohet si drejtues kryesor i grupit dhe një nga personat e arratisur nga burgu i Trikallasë në Greqi, më 2013-ën.

Ndërsa 4 të tjerët, Fatjon Xhyliu, Neim Avdylaj, Ernest Kupa dhe Ditjon Memlika u arrestuan pak ditë më parë në Tiranë.

Në bazë të dyshimeve se ata vepronin si një grup i strukturuar kriminal, çështja e tyre i ka kaluar prokurorisë së krimeve të rënda.

Grabitësit kane vepruar me role të ndara dhe si një grup i strukturuar, si në grabitjen e Qafë Kasharit, ashtu edhe në atë të shkurtit 2017, ku u rrëmbyen 3.2 milionë dollarë.

Top Channel