Tiranë, vodhi telefonin, arrestohet 71-vjeçari

21/02/2017 00:00

Një 71-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia e kryeqytetit ditën e djeshme për vjedhje.

Raportohet se  Lilo Skëndi, i dënuar më parë, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”,  i ka vjedhur telefonin shtetasit me inicialet A.Z.

Gjithashtu po për vjedhje janë arrestuar ditën e djeshme 21-vjeçari Arnold Islami, i cili në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur aparatin celular, shtetases E. B.

Po ashtu është arrestuar edhe shtetasi Jurgen Kovaçi, 25 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën e “Dibrës”, tek një  kazino, ka vjedhur shumën monetare prej 20.000 mijë lekë të reja.

Top Channel