Arsenal monitoron Insigne-n, Napoli tenton ta “blindojë”

21/02/2017 00:00

Sulmuesi italian i Napolit, Lorenco Insigne është duke kaluar një moment të shkëlqyer duke u kthyer në një pikë referimi për ekipin e vet dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga ekipet e tjera.

Ekipi anglez i Arsenal është vënë në lëvizje për të afruar të riun italian në merkaton e verës.

Topçinjtë janë duke kërkuar për një sulmues të aftë për të zëvendësuar Alexis Sanchez, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe ka bërë gati valixhet.

Por, pavarësisht dëshirës së londinezëve, Napoli po punon për “blindimin”  e sulmuesit, duke i ofruar atij një rinovim kontrate, me pagë 3.2 milionë euro në sezon.

Ekipi i De Laurentis duket se nuk ka ndërmend më të heqë dorë nga futbollistët më të mirë, pas largimit të Higuain të Juventus, verën e kaluar dhe është e gatshme ti plotësojë çdo dëshirë Insigne-s.

Top Channel