Java e modës në Londër, Elegancë dhe ngjyra në Pasarelë

21/02/2017 00:00

Pasarela e stilistit kanadez me origjinë turke, Erdem Moralioglu, në javën e modës në Londër, u dominua nga fustane të gjata elegante me shumëllojshmëri ngjyrash e materialesh.

I njohur për përdorimin e tekstileve eksperimentale, printimet energjike dhe punimet e ndërlikuara të dorës, për dizenjatorin ky ishte një rikthim në javën e modës në Londër.

Të ftuarit, mes të cilëve kryeredaktorja e revistës Vogue, Anna Wintour dhe modelja Daisy Lowe, dëshmuan sasinë e detajeve në krijimet e tij, nga qendisjet deri tek rruazat e vogla.

E themeluar në vitin 2005 në Londër, shtëpia e modës hapi dyqanin e saj të parë në Mayfair të kryeqytetit anglez, në gusht të 2015-ës, dhe shet produktet e saj në 170 dyqane, sipas ëebsajtit të firmës.

Java e modës në Londër vazhdon deri më 21 shkurt.

Top Channel