Kosovë-Islandë; Në fushë Berisha, gati dhe Avdiaj

20/02/2017 00:00

24 Marsi është vetëm një prej datave të programuara nga FIFA për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare, por merr rëndësi për tifozët shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë.

Nëse për kuqezinjtë është programuar nëj etst i vështirë në palermo ndaj Italisë, në po të njëjtën ditë muajin tjetër, Kosova do të luajë ndaj islandës.

Për sfidën ndaj ishullorëve, seleksioni i trajnerit Albert Bunjaku merr përforcime të rëndësishme si sulmuesi Besart berisha. Futbollisti që është aktivizuar më parë me kombëtaren shqiptare, gëzon një formë të admirueshme dhe konfirmoi pranimin e ftesës për ndeshjen ndaj Islandës.

Pas konfirmimit të Berishës, i cili tashmë ka marr edhe lejen e plotë nga FIFA, te Kosova pritet të vijnë edhe tre lojtarë të rinj. Donis Avdijaj, Atdhe Nuhiu dhe Florent Hadergjonaj presin vetëm dokumentet e fundit nga qeveria e futbollit botëror, për të debutuar me fanelën e përfaqësueses.

Ndeshja e Përfaqësueses së Kosovës kundër Islandës me të gjitha gjasat do të luhet në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”. Pas 4 ndeshjesh në eliminatoret e botërorit, skuadra e Bunjakut ka vetëm 1 pikë.

Top Channel