Pakti i mirëqënies sociale

20/02/2017 00:00

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë nënshkroi paktin social me Bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë. Pakti i mirëqenies sociale, që u firmos në Kukës ka në thelb kalimin e kompetencave nga pushteti qëndror tek ai vendor për shërbimet sociale.

“Pakti që ne firmosëm sot, në thelb ka bashkërendimin dhe përcaktimin e prioriteteve. Disa shërbime mungojnë në Has dhe në Bashkinë e Bajram Currit dhe ndaj ishim këtu që të kemi disa shërbime bazë për njerëzit më aftës të kufizuara, për njerëzit me ndihmë ekonomike dhe për të gjitha grupet shoqërore që kanë nevojë për dorën e shtetit”, tha ministri Blendi Klosi.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu deklaroi se shërbimet do të ofrohen edhe në territoret më të largëta me qëndrën e kësaj bashkie, ndërkohë që nga ministria e linjës kërkoi mbështetje finaciare për zbatimin e paktit.

Përveç transferimit të kompetencës së menaxhimit të shërbimeve, Pakti i Mirëqenies Sociale do të sigurojë edhe bashkimin të gjitha këtyre përpjekjeve në një.

Ndërkohë Bashkia e Kukësit ka hartuar dhe miratuar planin social të territorit që administron.

Top Channel