Shumica e njerëzve mendojnë se nuk kanë hapësirë të mjaftueshme në ambientet ku jetojnë, por Ana White mendon ndryshe.

Në më pak se 14 metra katrorë, ajo ka gjetur hapësirë për gjithçka që i nevojitet një shtëpie, nga dhoma e pritjes tek dhoma e gjumit, pa harruar tualetin dhe kuzhinën.

Ajo ka krijuar një krevat me ashensor, i cili kur ngrihet i liron hapësirë divanit që të jep idenë e një dhome pritjeje, ndërsa kur ulet jep imazhin e një dhome gjumi.

Ndërsa kuzhina ka qenë më e lehtë për t’u përshtatur, banja është “shkrirë” në një me garderobën që ndahen vetëm nga perde.

Mesazhi që jep Ana është i qartë, nuk ke nevojë për shumë hapësira, mjafton të kesh ide për t’i krijuar ato.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel