F1, Wolff e Lauda rinovojnë me Mercedesin deri në vitin 2020

20/02/2017 00:00

Toto Wolff dhe Niki Lauda do të vazhdojnë të jenë pjesë të rëndësishme të Mercedesit. Drejtori i Përgjithshëm i skuderisë gjermane dhe presidenti i nderit të saj rinovuan kontratat e tyre, një lajm ky që hedh poshtë zërat spekulativë, që flisnin për momente konfliktesh te Mercedesi.

Ai që konfirmoi gjithçka ishte vet presidenti i Mercedesit, Dieter Zetsche, nëpërmjet një komunikate që u publikua në faqen zyrtare të internetit të skuderisë.

“Aftësitë drejtuese dhe sipërmarrëse të Wolff dhe eksperienca e Laudës i kanë dhënë rezultatet e tyre dhe i kanë tejkaluar pritshmëritë”, lexohet në komunikatën e Zetsches. “Për këtë arsye jam shumë i lumtur që do t’i kem në krye të skuadrës së Formulës 1 edhe për 4 vite të tjera”, tha ai.

Kontratat e reja të Wolff dhe Lauda përfundon në vitin 2020, kur skadon edhe “Pakti Konkord” që është në rolin e rregullatorit të raporteve komerciale mes skuadrave dhe drejtuesve të Formulës 1.

Top Channel