F1, prezantohet edhe Sauber

20/02/2017 00:00

Pas Williams, është skuadra e Sauberit ajo që zbulon imazhet e para të makinës së saj C36, në prag të sezonit të ri në Formulën 1.

Skuadra zvicerane këtë vit do të festojë 25-vjetorin e saj në këtë kampionat, një fakt ky që duket se është pasqyruar edhe në telajon e makinës së saj.

Përveç kësaj, në telajon e C36 vihet re se janë shtuar edhe ngjyra e bardhë dhe ajo e artë, për t’u bashkuar me ngjyrën e kaltër që është tradicionale për këtë makinë. 

Sauber C36 është krijuar duke u bazuar edhe te rregullat e reja të Botërorit të Formulës 1, detaje të cilat do të mësohen më gjerësisht pas pak ditësh, kur do të bëhet edhe prezantimi zyrtar i saj dhe i pilotëve që do ta drejtojnë atë, Pascal Wehrlein dhe Marcus Ericsson.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel