Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, ndërron jetë një person

20/02/2017 00:00

Një person ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti automobilistik, ndodhur përgjatë aksit Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e njohur si kthesa e Jorgucatit.

Një automjet tip Seat dhe një furgon mallrash janë përplasur me njëri-tjetrin, çka ka shkaktuar lëndimin e tre personave, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës për mjekim, por fatkeqësisht njëri ka humbur jetën.

Policia që ka shkuar në vendngjarje po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Top Channel