Guardiola mbron trajnerin e Arsenalit: Trajtimi, i papranueshëm

20/02/2017 00:00

Arsene Wenger ka qenë ditët e fundit në qendër të vëmendjes së medias britanike. Për francezin është folur shumë për një largim të mundshëm nga Arsenali, pas humbjes turpëruese me Bayern Munchen në Champions League.

Madje, duket se “topçinjtë” e Londrës janë vënë në kërkim të pasuesit të tij.

Megjithatë, ai që del në mbrojtje të Wengerit është tekniku i Manchester City, Pep Guardiola, i cili i ka cilësuar si të papranueshme kritikat ndaj 67-vjeçarit.

“Ajo çfarë kam dëgjuar këto ditë dhe trajtimi që i është bërë Wengerit nga persona të ndryshëm, ish-futbollistë e gazetarë, është e papranueshme. Në këtë moment, askush nuk po e respekton punën tonë. Ajo çfarë po ndodh është mungesë respekti. Ne marrim vendimet, ndërsa medias i lejohet të thotë çfarë të dojë”, thotë Guardiola.

Top Channel