Skënderbeu vazhdon marshimin, Teuta mund Flamurtarin

19/02/2017 00:00

Skënderbeu arrin të fitojë përball Luftëtarit me rezultatin 3-0, në një ndeshje e cila nuk tregon realisht paraqitjen e skuadrës gjirokastrite.

Kampionët kalojnë në avantazh me Muzakën në minutën 26, ndërkohë  Luftëtari përpiqej të barazonte, madje edhe ja del në një moment shumë të diskutueshëm, por për gjyqtarin topi nuk e kalon vijën fatale, kundërsulmi i gjen të papërgatitur gjirokastritët dhe Latifi dyfishon pa u mbyllur 45 minutat e para.

Në të dytat sërish skuadra mike edhe pse me shumë mungesa dhe me sulmuesin kryesorë Bregun, të dëmtuar, krijojnë shumë volum, por sërish ata që shënojnë janë kampionët korçar, këtë herë me një supergol të Radas.

Ndërkohë në Vlorë, përballja mes Flamurtarit dhe Teutës, tregon edhe një herë ashpërsinë që ka gara për vendet e prapavijës. Skuadra durrsake ja del edhe një herë in extremis të fitojë, këtë herë falë golit në fundin e ndeshjes të Shmajcanin, një goditje e rëndë kjo për skuadrën vlonjate e cila në debutimin me trajnerin Duro edhe pse tregoi një lojë të mirë, doli sërish pa pikë, ndërkohë që durrsakët i parakalojnë në renditje duke u ngjitur në vendin e shtatë.

Një fitore të rëndësishme ka arritur edhe skuadra e Vllazninës përball Korabit të cilin jo vetëm e mundu 2-0, por i preu zyrtarisht edhe biletën për në kategorinë e parë. Goli i Bakajt në fillim e më pas pak minuta nga fundi Hebaj i jep këtë sukses skuadrës së Cungut e cila ngjitet në kuotën e 27 pikëve aq sa edhe Tirana e cila do të luaj ditën e hënë derbin me Partizanin.

Top Channel