Trump intervista për pasuesin e Flynn

19/02/2017 00:00

Presidenti amerikan Donald Trump po interviston kandidatët e mundshëm për pozicionin e këshilltarit për sigurinë kombëtare.

Ai ka përzgjedhur katër kandidatë, këshilltarin Keith Kellogg, ish ambasadorin në kombet e bashkuara John Bolton, gjeneral H R McMaster dhe gjeneral Robert Caslen.

Posti mbeti vakant pas dorëheqjes së gjeneral Majkëll Flynn, i cili u detyrua të tërhiqej pas vetëm tre javësh dhe tre ditësh në detyrë.

Zgjedhja e parë e Trump, zëvendës-admirali në pension Robert Harvard, refuzoi rolin duke cituar arsye personale.

Gjenerali në pension dhe ish shefi i CIA-s David Petraeus, po ashtu nuk është më kandidat për postin. Petraeus u tërhoq nga posti i drejtorit të CIA-s në 2012, pasi u zbulua se ai i kishte dhënë materiale sekrete biografes të tij, me të cilën kishte edhe një marrëdhënie jashtëmartesore.

Presidenti Trump ka hedhur poshtë akuzat se ai po stërmundohej të gjente një zëvendësues të gjeneralit Flynn, duke i thënë gazetarëve se ai kishte shumë kandidatë që e duan postin.
Trump kaloi fundjavën në pronat e tij në Florida, për të tretën javë radhazi ndërkohë që e ka quajtur klubin e tij Mar a lago atje, shtëpia e bardhë jugore.

Top Channel