Rama: S’ka kthim pas; Gati për një mandat të dytë

19/02/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar protestën opozitare si përpjekje për të bllokuar reformën në drejtësi dhe për të shpëtuar nga ndëshkimi i Vettingut të korruptuarit në Pallatin e Drejtësisë.

“Qytetarët janë në të drejtën e tyre të protestojnë kundër qeverisë, kanë gjithë mundësinë të kërkojnë me zë të lartë dhe vetë largimin e e kësaj qeveri një orë e më parë. Por nëse çadra që polli protesta do të shërbejë për tu mbrojtur nga reforma në drejtësi dhe për të mbrojtur pengmarrësit e drejtësisë nga vettingu atëherë protestuesit e djeshëm do jenë të tradhëtuarit më të mëdhenj nga udhëheqësit e protestës e tyre. Reforma në drejtësi dhe vettingu janë shprehja më kuptimplotë e vullnetit për të bërë shtet dhe fantazma në kërcënuese për gjumin e atyrë që për 25 vjet e kthyen drejtësinë në një mjet për të sunduar dhe përfituar në kurriz të këtij populli. Politikanët nuk do të munden më të vazhdojnë teatrin e virgjereshave që akuzojnë njëri-tjetrin përditë për imoralitet”, u shpreh Rama.

Në lidhje me deklaratat e opozitës se po pregatit manipulimin e zgjedhjeve të 18 Qershorit Rama thotë se askush nuk është kundër zgjedhjeve të lira ndërkohë që vetë opozita ka braktisur komisionin e reformes zgjedhore dhe nuk ka asnjë fakt për manipulime të pritshme .

“Më tingëllon qesharake që protestojnë kundër qeverisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pse kush është kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme? Ka ndokush fakt konkret si provë? Jo. A ka patur për më tepër ndonjë shprehje shqetësimi nga arbitri ndërkombetar OSBE –ODHIR apo cilido institucion ndërkombtar apo vend partner për ndonjë cenim apo tentativë për cenim të lirisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme, absolutisht jo. A ka ndokush ndonjë fakt konkret që mund të shërbejë si provë se zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë të lira dhe të ndershme pasi po bëhet diçka për t’i ndalur të jenë të tilla. Natyrisht jo. Opozita ka braktisur Komisionin e Reformës zgjedhore që është vendi i duhur për të adresuar çdo shqetësim të saj. Udhëheqësit e protesës së djeshme kanë një bilanc shumë të dobët qoftë më lirinë e protestës qoftë dhe standarte”, tha kryeministri Rama.

Ndërsa demokratët po artikulojnë kërkesën për dorëheqje të qeverisë Rama u shpreh i vendosur jo vetëm për të mos u dorëhequr, por dhe për të kërkuar një mandat të dytë në 18 qershor.

“Nuk kam asnjë formulë magjike për të kuruar më shpejt plagët e së shkuarës që jam i bindur që do  shërbejë vetëm operacioni ynë i reformave të vazhdueshme. Do vazhdojmë të punojmë deri në ditën e fundit të këtij mandati dhe do kërkojmë një mandat tjetër në 18 qershor për Shqipërinë dhe shqiptarëve. Respekt për këdo që nuk na ka votuar dhe për këdo që doli dje në protestë, por asnjë hap mbrapa dhe asnjë lëkundje për përmbushjen deri në fund të detyrave tona për të ndërtuar përmes përmbushjes së këtij mandati themelet e një shteti modern”, u shpreh Rama.

 

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama
Dje e pamë të gjithë një protestë të thirrur prej opozitës prej javësh e cila na bëri dallimin me protestën e 6 viteve më parë kur protestusit u vranë barbarisht, u plagosën e u rrahën, dhe pse s’bënë asgjë më shumë se qytetarët që u mblodhën dje në Bulevard.

Në një shtet normal nuk është privilegj, por një e drejtë elementare, që opozitës të mos i cenohet asnjë fije floku, pavarësisht protestës apo retorikës së përfaqësuesve të saj. Kurrë s’;duhet të përsëritet historia e protestës së dhunshme.

Përse një protestë?

Këtu kam një problem, jo me demokratët, por m,e udhëheqësit, sepse më tingëllon qesharkaë që këta udhëheqës protestojnë kundër qeverisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kush është kundër tyer? Ka pasur për më tepër ndonjë shprehje shqetësimi nga OSBE ODIHR, apo institucion ndërkombëtar, për ndonjë cenim të zgjedheve?

Absolutisht jo. A ka ndokush ndonjë fakt konkret që mund të shërbejë si provë që zgjeehjet ar dhshme do ndalohen të jetë të lira dhe të ndershme? Absolutisht që jo. Opozita ka braktisur që në krye të herës komisionin e reformës zgjedhore. Për më tepër, udhëheqësit e protestës së djeshme kanë një bilanc personal dhe politik shumë të dobët, për tu harruar, në raport me lirinë dhe të drejtën e protestës si dhe standardet e zgjedhjeve.

Ç’është kjo zhurmë e përhapur artificialisht?

Unë e kam një përgjigje, udhëheqësit e kësaj proteste kanë qenë për një kohë të gjat ënë pushtet dhe në qeverisjen e tyre Shqipëria kabërë shumë pak progres, ka përjetuar shumë dhimbje prej plëgave të qeverisjes së tyre. Ata e dinë qe njerëzit sot në Shqipoëri kanë halle, por e kuptojnë dhe vlersojnë që më në fund ka një qeveri që po përipqet të bëjë shtet. Uhdëheqësit e opozitës e dinë se re format rtona prekin fije interesash të errëta dhe po përpiqen ta përdorin këtë shesh si shesh për të bërë përshesh. Reforma në drejtëis dhe vettingu janë sholrehja për të bvërë shtet dhe fantazma për gjumin e atyre që për 25 vjet e kthyen drejtësinë në mjet për të përfuituar në kurriz të këtij popoulli socialistë e demokratë. Vettingu do të pastrojë këtë politikë.

Reforma është një vijë e qartë ndarëse mes Shqiprëisë që trashëguam nga udhëheqesit e protestës së djeshme.

SHBA dhe BE e mbështesin dhe do ta garantojnë këtë reformë me monitoruesit e tyre, bazuar me kërkesën tonë për ndihmë.

Ata që erdhën dje në Bulevard e duan reforman në drejtësi dhe vettingun njësoj sicc i duan ato edhe unë e shumë të te4jrë, ndërsa ata që i thirrën në protestë nuk duan as reformën në drejtësi dhe as vettingum që do largojë përgjithmonë nga drejtësia gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Ata duan t’i mbnrojnë me ccdo kusht të korruptuar në Pallatin e Drejtësisë dhe sicc i keni parë janë ghati t’i hapin luftë Amerikës dhe Europës me lloj lloj shpifes dhe akuzash qesharake.

Të gjithë këtë e maskojnë me thirjre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në një kohë kur bota demokratike na kërkojnë reformën në drejtësi dhe nuk kanë shprehur ndonjë pikëpuyetje për zgjedhjet e qershorit. Ato do të jenë më të mirat që Shqipëria ka zhvilluar ndonjërë pavarësisht nga bllokimi i reformës zgjehdore nga udhëheqjësit e protestës së djeshme.

Ato do të jenë një zgjedhje shumë e qartë për të ardhmen e qytetarëve.

Ne jemi me krenari një qeveri që mbështet pa asnjë rezervë reformën në drejtësi. Do nisim me zbatimin e Vettingut. 
 
Të bërtasësh sot për varfëirinë, korrupsionin, dhe të jesh kundër reformës e vettingut është kulmi i hipokrizisë, në një mjet për të mbrojtur përfitime personale

Çadra në Bulevard strehë për t’u mbrojtur nga Vettingu.

Do të kërkojmë një mandat tjetër në 18 qershor për Shqipërinë. Përmes reformave tona ne do ta fusim Shqipërinë me të drejta të pota në Bashkimin Europian. Asnjë hap prapa në përmbushjen e themeleve të një shteti modern.

Top Channel