Vritet në aksident 20-vjeçarja

19/02/2017 00:00

Pesë persona u përfshinë në një aksident dhe për pasojë një 20-vjeçare humbi jetën. Ngjarja ndodhi në rrugën nga Cërriku drejt fshatit Gostimë.

Në afërsi të Shërmenit, dy mjete janë përplasur ballazi për shkaqe të cilat ende po hetohen nga policia.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 5 pasagjerët e dy mjeteve, të cilët kishin pësuar lëndime për shkak të goditjes së fortë. Që të gjithë janë dërguar në Spitalin e Elbasanit, ku 4 prej tyre ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por 20-vjeçarja Kamela Hoxha humbi jetën.

Top Channel