Basketboll, Zykaj vendos rekord: 79 pikë

19/02/2017 00:00

Në basketboll për femra është Flamurtari që ka fituar bindshëm përballw Apollonisë, me shifrat 74-121. Bie në sy në këtë ndeshje bashketbollistja vlonjate Zykaj, e cila me 79 pikët e shënuara, jo vetëm që ka shënuar më tepër se e gjithë skuadra e Apollonisë, por ka vendosur rekord.

Sa i përket përballjes së këtyre dy skuadrave, nuk ka patur asnjë moment të diskutueshëm nga vlonjatet në të katër periodat e ndeshjes, që sollën mbylljen e takimit me një avantazh prej 47 pikësh në favor të Flamurtarit.

Në përfundim të ndeshjes, më shumë sesa rezultati i takimit, diskutimi mbeti tek rekordi i Zykajt, e cila me tetë gjuajtje të sakta për 3 pikë dhe 27 për 2 pikë vendosi rekrodin e 79 pikëve, gjë që nuk arrihej prej të paktën 15 vitesh.

Top Channel