Thaçi kërkon vizat, Brukseli përsërit kushtin: Demarkacioni

19/02/2017 00:00

Nga Mynihu, ku ndodhet në Konferencën e Sigurisë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përsëritur kërkesën për liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë.

Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini ka thënë se Brukseli pret që Kosova të përmbushë edhe kushtin e fundit: ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, në mënyrë që të liberalizohen vizat.

Pas takimit, vet presidenti kosovar tha se, me Mogherinin “u pajtuam se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në politikë, ekonomi dhe sundimin e ligjit, ndërsa në rajon është promovuese e paqes dhe dialogut”.

Top Channel