FA Cup, Man.City do luajë sërish, kalon Chelsea

18/02/2017 00:00

Chelsea arrin të kualifikohet për në çerekfinale të Kupës së Anglisë. Blutë e Londrës mundën në raundin e pestë, Wolverhampton me rezultatin 2-0.

Pedro Rodriguez zhbllokoi rezultatin për skuadrën e Contes, ndërkohë që Diego Costa shënoi golin e dytë për londinezët duke vulosur përfundimisht kalimin për më tej.

Manchester City do të jetë i detyruar të luajë një tjetër ndeshje me Huddersfield për të tentuar kualifikimin në çerekfinale të FA Cup.

Skuadra e Guardiola-s u bllokua në rezultatin 0-0 dhe kjo për meritë të vetë Huddersfield. Akoma më keq shkuan gjërat për Leicester. Skuadra kampione e Anglisë u eliminua nga Millwall që për 40 minuta luajti me 10 futbollistë dhe Cummings ishte ai që ndëshkoi skuadrën e Ranierit. Një tjetër surprizë e FA Cup ishte kualifikimi mes 8 më të mirave e skuadrës së Lincoln.

Prej 103 vitesh nuk ndodhte që një skuadër nga kategoritë diletante si Lincoln të arrijë në çerekfinale të Kupës së Anglisë.

Top Channel