Grabitet me armë një market në Tiranë

18/02/2017 00:00

Një market në zonën e Alliasit në kryeqytet është grabitur gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të shtune.

Policia bën të ditur se një person me kapuç dhe me një armë të dyshuar pistoletë ka hyrë në market dhe ka marrë xhiron ditore dhe më pas është larguar.

Policia po punon për kapjen e autorit, ndërsa ka ngritur disa pika kontrolli.

Top Channel