Basha: Kurrë më parë një protestë të tillë

18/02/2017 00:00

“Protesta e sotme ishte një protestë thellësisht njerëzore, thellësisht qyetare”.

Me këto fjalë e ka komentuar manifestimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryetari i PD, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha ka vlerësuar faktin, se gjatë saj nuk u verifikuan incidente të dhunshme.

“Nuk ka patur ndonjëhere më parë një protestë të tillë, kur forca nuk u kërkua tek dhuna por te drejtësia e kauzës. Të ngirghemi bashkë”, ka thënë Basha.

Top Channel