Reali mposht edhe Espanyol-in, Bale rikthehet me gol

18/02/2017 00:00

Reali Madrid-i i realizoi të gjitha pritshmëritë dhe mposhti Espanyol-in në kampionatin spanjoll. Sfida e luajtur në “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultatin 2-0 me “Los Blancos”, që shënuan nga 1 gol në çdo pjesë.

Skuadra katalanase rezistoi deri në minutën e 33 kur Alvaro Morata i dha kryesimin në rezultat Realit të Madrid-it.

Në pjesën e dytë, Zidane hodhi në fushën e lojës Gareth Bale të riaftësuar plotësisht nga dëmtimi dhe uellsiani nuk vonoi shumë, por shënoi golin e dytë për Realin e Madridit që vazhdon të jetë në krye të renditjes.

Më herët, Atletico Madrid kaloi me sukses Sporting Gijon duke marrë 3 pikë të rëndësishme në kampionat.

Në “El Molinon”, skuadra e Diego Pablo Simeone-s arriti të fitojë këtë sfidë me rezultatin 4-1 në një ndeshje të cilën e zgjidhi vetëm në 10 minutat e fundit.

Carrasco iu dha avantazhin madrilenëve, por Gijon barazoi pas 3 minutash me Sergio Alvarez. Në minutën e 80 u shfaq Kevin Gameiro, duke marrë rolin e protagonistit.

Në harkun e 5 minutave, sulmuesi francez i Atletico Madrid shënoi 3 herë në portën e Sporting Gijon, duke vulosur shifrat në 4-1 për “Los Colchoneros”, që ngjiten në kuotën e 45 pikëve pas 23 javësh kampionat.

Top Channel