Rusia: Duhet një rend botëror më i barabartë

18/02/2017 00:00

“Aseti botëror njëpolar nuk mund të jetë afatgjatë. Liderët botërorë duhet të krijojnë një rend botëror më të barabartë”.

Kanë qenë këto fjalët e ministrit të Jashtëm rus, Serghei Lavrov, në samitin që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.

“Jemi kategorikisht kundër me kë akuzon Rusinë dhe qendrat e reja influente botërore, se po përpiqen të dëmtojnë rendin botëror liberal”, ka thënë Lavrov.

I cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”, shefi i diplomacisë ruse ka nënvizuar se kriza e modelit njëpolar ishte e pritshme.

“Kjo ishte e pritshme në një kohë kur arkitektura ekonomiko-politike e globalizimit është realizuar si një instrument për të garantuar rritjen e një klubi shtetesh elitare dhe dominimin e tij mbi të tjerët”, ka thënë Lavrov.

Top Channel