Thaçi: Liberalizimi i vizave, peng i Demarkacionit

18/02/2017 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përsëritur se, që qytetarët kosovarë të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së duhet të arrihet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Thaçi ka nënvizuar se, një kërkesë e tillë i është përcjellë edhe nga komisionerët e BE-së në takimet e fundit.

“Komisionerët Hahn dhe Avramopoulos ritheksuan edhe sot se Brukseli po pret vetëm edhe ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit për të hequr regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Tani është në duart e deputetëve të Kuvendit që të vendosin se kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në zonën Schengen”, ka thënë Thaçi në Facebook.

Top Channel