Shpërthen Gameiro, 3 gola në 5 minuta

18/02/2017 00:00

Atletico Madrid mori një fitore me një rezultat bindës 1-4 në transfertën e Gijonit, por pavarësisht shifrave ndeshja rezultoi e vështirë për të besuarit e Simeone-s.

Deri në minutën e 80 rezultati ishte i barabartë 1-1, ndërsa i futur vetëm pak minuta më herët, francezi Gameiro vendosi gjithçka në këtë takim, duke realizuar 3 gola në harkun e vetëm 5 minutave.

Zëvendësoi Correan në minutën e 62, ndërsa në të 80-n shënoi golin e epërsisë për Atleticon, vetëm 1 minutë më pas Gameiro shënoi edhe golin e tretë për skuadrën e tij dhe të dytin personal. Por francezi nuk e mbylli me kaq. Në një tjetër kundërsulm të shpejtë, kur lojtarët vendas të Gijonit ende nuk e kishin marrë veten nga dy golat e shpejtë, francezi shënon edhe golin e katërt për Atletico-n, duke e vulosur rezultatin e kësaj sfide në 1-4.

Me këtë fitore, Atletico Madrid shkon në kuotën e 45 pikëve, në vendin e katërt, një më pak se Sevilla e vendit të tretë.

Top Channel