“All Star Game 2017”, nis fundjava e spektaklit në NBA

18/02/2017 00:00

Fundjava e spektaklit të NBA, “All Star Game” nisi me dy sfida vërtet interesante. Të parët që zbritën në parket në Superdome të Neë Orleans ishin personazhet e famshëm që kishin krijuar ekipet e tyre të Lindjes e Perëndimit për të zhvilluar “Celebrity Match”, ku ata që fituan ishin lojtarët e Lindjes me rezultatin 88-59.

Titulli MVP i kësaj sfide  shkoi Brandon Armstrong, me 36 vjeçarin që shënoi statistika me 16 pikë e 15 topa në tabelë. Spektakli i kësaj sfide u shoqërua edhe më “Mannequin Challenge” në periodën e dytë të ndeshjes.

Më pas, i erdhi radha e ndeshjes së talenteve të reja të NBA, e cilësuar ndryshe edhe si Rising Stars Challenge, ku u përballën skuadra e SHBA dhe pjesa tjetër e botës. Ashtu siç ndodh  shpesh në “All Star Game”, edhe në këtë përballje ajo që mori rëndësinë më të madhe ishte spektakli.

Ata që prisnin një dominim të skuadrës amerikane në këtë ndeshje padyshim mbeti i zhgënjyer, pasi ajo që fitoi ishte pjesa tjetër e botës me rezultatin 150-141. Protagonisti i kësaj ndeshjeje u bë Jamal Murray me 36 pikë të shënuara e 11 asist në vetëm 20 minuta lojë me 19 vjeçarin kanadez që u shpall edhe MVP i sfidës.

Top Channel