Tiranë, vdes në rrethana të paqarta; heton policia

18/02/2017 00:00

Policia e Tiranës ka nisur hetimin mbi një ngjarje që ndodhi paraditen e së shtunës në një nga rrugët e lagjes Laprakë, në kryeqytet.

Për arsye ende të paqarta, një person u rrëzua në tokë në mes të rrugës dhe humbi jetën.

Dëshmitarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes thanë se gjithçka ndodhi pa pritur teksa personi ishte në ecje e sipër.

Ata lajmëruan policinë dhe ambulancën, që erdhi dhe mori trupin e të ndjerit.

Top Channel