Europës i duhen emigrantët

18/02/2017 00:00

Në vendet e zhvilluara ekonomike të botës, mplakja dhe fertiliteti mbetet nën nivelet e zëvendësimit, dhe në mënyrë që të vazhdojnë ritmin e rritjes, atyre iu  duhet të mbështeten tek emigracioni.

Shtete si Gjermania që tani bazohen tek të ardhurit për ta mbajtur të stabilizuar popullatën e vet. Japonia, që nuk e ka lejuar emigracionin në shkallë të gjërë, aktualisht po përballet me pasojat e kësaj politike të përkthyera në një rrudhje shqetësuese të popullsisë.

Në një botë gjithmonë e më të globalizuar si kjo e sotmja, zhvendosja migratore e njerëzve është shtuar ndjeshëm. Sipas mediave britanike, më e ndjeshme ajo ka qënë në lindjen e Europës: në Portugali, Kroacia, Maqedoni, Shqiperi, Mal të zi e Moldovë, ku ka emigruar më shumë se një e pesta e popullsisë.

Irlanda vjen pas tyre me 18,8%. Nivelin më të lartë të zhvendosjes së popullsisë në Europë e ka Bosnja Hercegovina me 43.3 për qind ose 1.6 milionë vetë.

Shqipëria llogaritet në 38%. Gjermanët, edhe pse tingëllon e çuditshme, hyjnë gjithashtu në radhën e atyre që kanë lëvizur me goxha nga vendi i vet. Duke i shtuar kësaj edhe vështirësitë e popullit me riprodhimin e natyrshëm, është e logjikshme që nevoja për punonjës nga jashtë të vijë duke u rritur.

Problemi i Gjermanisë, ashtu si dhe i vendeve të tjera më të pasura, është se janë vërtet magnet për emigrantët, por integrimi i tyre dhe afrimi i njerëzve të kualifikuar, përbën një sfidë tjetër.

Top Channel