“Allegri zëvendëson Wenger”

18/02/2017 00:00

Mjaftoi një deklaratë e Wenger në një konferencë shtypi për të ndezur mediat britanike. Lajmi i fundit që po qarkullon tani është se Massimiliano Allegri qëndron në pole position për të marrë drejtimin e “Topçinjve” të Londrës në vend të trajnerit francez, pavarësisht se italiani u përpoq të largonte këto zëra pas sfidës me Palermon.

Përveç Allegrit, kandidatë për të marrë postin e Wenger te Arsenali janë edhe Tuchel i Borussia Dortmund e Hoëe i Bournemouth.

Vendimi përfundimtar për Arsene Wenger te londinezët do të merret në periudhën mars-prill me tifozët që kërkojnë me forcë Allegrin në stolin e skuadrës së tyre, pretendim që u përforcua pas humbjes poshtëruese ndaj Bayernit në Ligën e Kampioneve.

Top Channel