Alonso-Hamilton, Wolff: Nuk funksionon te ne

18/02/2017 00:00

Binomi Alonso-Hamilton nuk do të kishte funksionuar te Mercedes. Kjo është ajo që deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i skuderisë gjermane, Toto Wolff në një intervistë për BBC.

“E kuptoj opinionin e tifozëve dhe shumë njerëzve të tjerë, pasi edhe mua do të më pëlqente që të shihja Alonson te Mercedes për të rikthyer rivalitetin e vitit 2007, por duke i parë gjërat në këndvështrimin e interesit të skuadrës, mund të them se kjo dyshe nuk do të kishte funksionuar. Pas kësaj është një histori e tërë dhe për Mercedes e McLaren ajo e 2007 ishte një kapitull i dhimbshëm”, tha Wolff.

Botërori i Formula 1 do të nisë në mars me Çmimin e Madh të Australisë dhe Mercedes do të garojë me Lewis Hamilton e Valtteri Bottas me finlandezin që zëvendësoi Nico Rosberg. Ndërsa Alonso është pjesë e McLaren dhe do të ketë si shok skuadre të riun Vandoorne që mori vendin e Jenson Button.

Top Channel