Seriali turk bën bashkë Ronaldon dhe Jolien

18/02/2017 00:00

Cristiano Ronaldo duket se po sheh t’i realizohet ambicia e tij për të hyrë në botën e aktrimit. Mësohet se ylli i Realit të Madridit së bashku me aktoren Hollivudiane, Angelina Jolie do të jenë pjesë e një seriali të një televizioni turk që do të xhirohet në Turqi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

Xhirimet e serialit pritet të nisin në muajin prill dhe do të fokusohet rreth një familjeje siriane dhe peripecive të saj gjatë largimit si refugjatë nga vendi gjatë luftës civile

Sipas regjisorit Ejup Dirlik, në këtë serial përveç Ronaldos e Angelina Jolie do të interpretojnë edhe aktorë të tjerë nga vende të ndryshme të botës mes të cilave edhe Nancy Ajram.

Vitin e kaluar, Cristiano Ronaldo pranoi se kur të mbyllë karrierën e tij si futbollist, do të dëshironte të merrte leksione në fushën e aktrimit.

Top Channel