Revolucioni i harruar britanik

18/02/2017 00:00

Dallga e revolucionit bolshevik që preku në atë kohë ish-perandorinë ruse shkundi gjithë Europën, e madje lëvizje të ngjashme u tentuan të realizohen edhe në skajin më perëndimor të “Kontinentit të Vjetër”.

Në vitin 1919, Britania e Madhe u përfshi nga greva dhe protesta të punëtorëve, aq sa vendi mbeti i paralizuar për muaj me radhë.

Frika se këto protesta do të përshkallëzoheshin dhe do të pasonin një luftë civile të ngjashme me atë që kishte ndodhur në Rusi dy vite më parë, detyroi qeverinë vendase, të udhëhequr në atë kohë nga kryeministri David Lloyd George që në rrugët e qyteteve më të mëdha të vendit të zbarkonte me tanket e ushtrisë.

Në fakt, Lloyd në krah kishte një ndër njerëzit më largpamës të kohës, Winston Churchill, i cili mbante postin e Ministrit të Luftës.

Kryeqendra të protestave ishin Liverpulit dhe Gllasgou. Me simbolet komuniste, protestuesit në këto dy qytete kërkonin rrëzimin e qeverisë dhe ndalimin e pjesëmarrjes në luftë. Në fakt, pavarësisht se Lufta e Parë Botërore kishte përfunduar, Britania e Madhe ishte e angazhuar në konflikte në Irak, Afganistan, Lindjen e Mesme dhe vende të tjera të kolonizuara.

Detaje më të hollësishme në lidhje me atë që në vitet në vazhdim u quajt “Revoluconi i harruar britanik”, ka sjellë në librin me titull “1919, viti i revolucionit britanik”, historiani Simon Webb.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel