Kapet Admir Çerpja, grabitësi i pestë i rrugës së Rinasit

18/02/2017 00:00

Një ndër grabitësit e mbetur në arrati, Admir Çerpja është arrestuar në Dibër në orët e vona të së premtes. Ai është transportuar menjëherë drejt Tiranës.

Çerpja, i cili mendohet se ka krijuar lidhje me grupin që në Greqi, ka marrë pjesë i armatosur në këtë grabitje.

Ai është anëtari i pestë që arrestohet, ndërsa 4 të tjerët, Fatjon Xhyliu, Neim Avdylaj, Ernest Kupa dhe Ditjon Memlika u arrestuan pak ditë më parë në Tiranë.

Në bazë të dyshimeve se ata vepronin si një grup i strukturuar kriminal, cështja e tyre i ka kaluar prokurorisë së krimeve të rënda.

Grabitësit kane vepruar me role të ndara dhe si nje grup i strukuruar, si në grabitjen e Qafë Kasharit, ashtu edhe në atë të shkurtit 2017, ku u rrëmbyën 3.2 milionë dollarë.

Admir Çerpja dyshohet si drejtues kryesor i grupit dhe një nga personat e arratisur nga burgu i Trikallasë në Greqi, më 2013-ën.

Top Channel