Procesi i “vetting”-ut. AP përfundon verifikimin e dosjeve

17/02/2017 00:00

Mbrëmjen e së premtes, Avokati i Popullit ka bërë publike dy listat me personat që kanë plotësuar kriteret dhe ata që nuk i kanë plotësuar ato, për pjesëmarrje në organet e “vetting”-ut.

Ndër emrat e atyre që janë pranuar është Albana Shtylla, Sekretare e Përgjithsme e Kuvendit, ish-kryeprokuroja Ina Rama; Shpresa Beçaj, ish-kryetare e Gjykatës së Lartë, dhe ish-anëtari i KLD-së gjykatësi Sokol Çomo.

Avokati i Popullit verifikoi për një javë 192 aplikime, nga të cilat 29 aplikime kanë përmbushur kriteret formale për një pozicion në KLGJ apo KLP, ndërsa 163 aplikime nuk i kanë përmbushur kriteret për secilin pozicion.

Menjeherë Avokati i Popullit ia ka dorëzuar listat e kandidatëve Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që ka dy javë kohë t’i shqyrtojë këto lista dhe më pas të krijojë një listë të tretë, që është një “listë e zezë”, ku mund të përfshihen edhe ata që përmbushin kriteret. Më pas listat i shkojnë sërish Avokatit të Popullit.

FOTO GALERI
1/5
Kandidatët që plotësojnë kriteret formale

Top Channel