Juve fundos Palermon, 10 pikë para Romës

17/02/2017 00:00

Juventus ka mundur me rezultatin 4-1 Palermon duke ia shuar akoma më tepër shpresat për mbijetesë, ndërsa ka çuar përkohësisht në +10 pikë diferencën me Romën.

Në të 13’, Marchisio ka qenë i pari që ka hapur edhe siparin e golave për bardhezinjtë,  5 minuta nga fundi i pjesës së parë Dybala ka dyfishuar rezultatin.

Në pjesën e dytë Higuain në të 63’ ka çuar rezultatin në 3-0. Ndërsa ndeshjes po i afrohej fundi ka qenë sërish argjentinasi Dybala që ka shënuar golin e fundit për Juventus dhe dytin personal.

Në minutat shtesë Ivailo Chochev, ka shënuar edhe golin e nderit për Palermon. Një gol që nuk i vlen shumë pasi viojnë të jenë në zonën e akullt me 14 pikë pas 25 javësh kampionat.

Top Channel