AP: Lista e anëtarëve të Komisionit të Shoqërisë Civile për KLGJ e KLP

17/02/2017 00:00

Pas përfundimit të verifikimit të plotësimit të kritereve nga organizatat e interesuara për të qenë pjesë e Komisionit të verifikimit paraprak të Shoqërisë Civile, që do të kryejë verifikimin paraprak të kandidaturës për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile, si në Këshillin e Lartë Gjyqësor edhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të cilat shprehën interes brenda afatit të thirrjes për aplikime më 8 shkurt, Avokati i Popullit ka bërë publik emrat e organizatave që përmbushin kriteret.

Ato janë:

– Fondacioni “Grupi i të Drejtave të Njeriut”
– TLAS
– Fondacioni Shoqëri e Hapur për Shqipërinë
– Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë
– Qendra Europiane

Ndërkohë, Biblioteka Kombëtare e të Verbërve dhe Instituti Kombëtar i Ekspertizës së Personave me Aftësi të Kufizuar (IKEPAK) janë skualifikuar për mospërmbushje të kritereve, të cilat ishin si më poshtë: Të jenë të regjistruara sipas legjislacionit përkatës; Të punojnë në fushën e sistemit të drejtësisë ose të të drejtave të njeriut; Të kenë zbatuar projekte në këtë fushë të paktën 5 vitet e fundit.

Top Channel