LSI zgjedh me votim elektronik strukturat për Tiranën

17/02/2017 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim e Tiranës ka përmbyllur këtë të premte procesin e riorganizimit të strukturave të saj.

Në mbledhjen e konstituimit të Komitetit Drejtues për kryeqytetin, anëtarët votuan nëpërmjet votimit elektronik për forumet e reja që do të drejtojnë këtë degë.

Kështu, kryetar i Komitetit Drejtues u zgjodh Brunilda Paskali, ndërsa Ardit Çela, Bahri Shaqiri dhe Linda Karadaku u zgjodhën të tre nënkryetarë të LSI-së për Tiranën.

Sekretari i ri organizativ i kësaj dege do të jetë Rigels Gjikdhima. Në bazë të statutit bëhen pjesë automatikisht e Kryesisë së LSI-së për kryeqytetin edhe të zgjedhurit e LSI-së si kryetarë të njësive administrative.

Top Channel