Protesta, Basha, mesazh përkrahës nga kongresmeni USA

17/02/2017 00:00

Një ditë para protestës, në adresë të Partisë Demokratike ka mbërritur një mesazh mbështetës nga Kongresi amerikan.

Sipas një njoftimi për shtyp, mesazhi ka ardhur nga kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme për Europën, kongresmeni Dana Rohrabacher, i cili i ka shkruar kryetarit Basha.

“I dashur Lulzim, ne mbështesim fuqishëm përpjekjet e qytetarëve shqiptarë dhe betejën e tyre të drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Populli shqiptar duhet ta dijë se do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë në kauzën e tij për liri dhe demokraci, shtet të së drejtës dhe liri njerëzore. Përzemërsisht, Dana Rohrabacher”, thuhet në mesazhin e kongresmenit.

Top Channel