Turqi, vritet një 3-vjeçar në sulmin ndaj institucionit të drejtësisë

17/02/2017 00:00

Një fëmijë ka mbetur i vdekur dhe të paktën 15 persona të tjerë të plagosur, pas shpërthimit të fuqishëm të një automjeti në një qytet jugor të Turqisë.

Shpërthimi, siç ka thënë guvernatori rajonal, pati në shënjestër gjykatësit dhe prokurorët në Viransehir, në provincën Sanliurfa, në kufirin me Sirinë.

Guvernatori Gungor Azim Tuna tha për agjencinë shtetërore të lajmeve “Anadolu” se fëmija i vdekur ishte i moshës 3-vjeçare. Qytetet dhe fshatrat e Turqisë kanë janë goditur nga një seri sulmesh gjatë vitit të kaluar.

Në maj të 2016-s, policia në Viransehir, një qytetit kryesisht kurdësh dhe arabësh, qëlloi për vdekje 4 persona, të cilët dyshoheshin si anëtarë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit. Gazeta proqeveritare “Yeni Safak” informoi se ata kishin kohë që planifikonin t’i vinin bombën një ndërtese qeveritare.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 8 të mbrëmjes, ndërsa në vendngjarje shkuan menjëherë policia dhe ambulancat. Ende nuk ka asnjë organizatë që të ketë marrë përsipër përgjegjësinë e këtij sulmi.

Top Channel