Rafineria e naftës, marrëveshje për kontratat e punëtorëve

17/02/2017 00:00

Pas protestave disamujore në kërkim të pagave, duket se ka marrë zgjidhje edhe problemi i punëtorëve të rafinerisë së naftës në Fier.

Sot, kompania “Ionian Refining and Trading” njoftoi se ka lidhur kontrata me 150 punëtorët e uzinës së përpunimit të naftës.

IRTC ka kontrata edhe me bankat kreditore të ARMO-s dhe zyrat e përmbarimit dhe lajmëron se po vazhdon punën për rikthimin në funksion të uzinës.

Në një komunikatë për shtyp thuhet se, me nënshkrimin e kontratave shoqëria IRTC po vijon me përmbushjen e detyrimeve përkatëse.

Prej disa mujash puntorët e kësaj rafinerie nuk i kishin marrë pagat dhe protestonin duke kërcënuar se do ta përshkallëzonin në format më ekstreme nëse nuk do të zgjidhej problemi i tyre.

Top Channel