Komisioni i CEZ, dështon dëshmia e Avokates së Shtetit

17/02/2017 00:00

Dëshmia e Avokates së Shtetit Alma Hicka, para komisonit hetimor për rimarrjen e aksioneve të CEZ Shpërdarje nga shteti shqiptar kësaj rradhe dështoi për shkak të mos arritjes se kuorumit, pasi asnjë nga deputetët socialistë nuk ishte i pranishëm.

Vetë avokatja u paraqit, por u largua pasi mbledhja nuk u zhvillua. Disa deputetë socialistë patën njoftuar për angazhime të tjera, por sipas Emdond Spahos garancitë për mbledhjen e sotme qenë dhënë.

“Megjithëse zoti Shalsi dha fjalën e nderit që nëse ne do të jemi komplet, ai do të vinte të plotësonte kuorumin pasi vetëm 1 perso na duhet. Arsyeja është e qartë, nuk përgjigjen dot se pse iu falën CEZ-it 345 milionë euro detyrime të njohura me faturë që i ka ndaj KESH, OST dhe Tatimeve”, tha Spaho.

Përfaqësimi i partive në komsionet hetimore bëhet në raporte sa më të afërta nga përfaqësimi në Parlament. Numri i anëtarëve varion nga 9 deri në 15, dhe gjithmonë me numër tek.
Kjo do të thotë që edhe nëse kërkuese për ngritjen e një komisioni është opozita, shumicën e përfaqësimit e ka mazhoranca parlamentare, dhe mos pjesëmarrja e saj në seancë e bën të pamundur zhvillimin e mbledhjes.

Top Channel