Vlorë, kamioni përplas për vdekje një person

17/02/2017 00:00

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mesditën e sotme në rrethrrotullimin e Skelës, në Vlorë.

Mësohet se një person, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë, është përplasur për vdekje nga një kamion (betoniere) me targë VL 3586 C.

Rrethanat dhe identiteti i viktimës ende nuk dihen. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e kamionit shtetasin B.H., rreth 56 vjeç.

Top Channel