“Dita pa emigrantët”, protestë kundër Donald Trump

17/02/2017 00:00

Restorantet dhe biznese të tjera rreth SHBA-së i mbyllen dyert të enjten, ndërsa mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër poltikave të Donald Trumpit për emigracionin.

Aktivistët u kërkuan emigrantëve të bojkotonin punën për një ditë, të shmangnin blerjet në dyqane e të mos shkonin në shkolla, në atë që u pagezua si “Dita pa emigrantët”.

Kjo ishte një përpjekje për të theksuar rolin jetësor që ata luajnë në shoqërinë amerikane. Rreth 13 përqind e popullsisë amerikane apo mbi 40 milionë njerëz, janë të huaj, sipas të dhënave të censusit.

Protesta u nxit nga zotimi i numrit një të Uashingtonit për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe urdhrit ekzkekutiv të bllokuar nga gjyakata për ndalimin e udhëtimeve nga 7 vende me shumicë myslimane.

Grupet për të drejtat e emigrantëve shprehën alarmin pas bastisjeve të zhvilluara javën e kaluar, gjatë të cilave u arrestuan 680 persona pa dokumenta.

Në Çikago qindra njerëz u grumbulluan në Union Park para se të marshonin drejt pjesës perëndimore të qytetit.

“Ne nuk do të lëvizim! Do të qëndrojmë këtu! Duam ta bëjmë Amerikën madhështore sërish!”, thanë ata.

Natyra e protestave të së enjtes e bëri të vështirë përcaktimin e numrit të emigrantëve pjesëmarrës apo matjen e dëmit ekonomik. Agjencitë e lajmeve dhe rrjetet sociale listuan dhjetra restorante të mbyllura në disa qytete.

Në Uashington mbyllën dyert më shumë se 50 restorane, përfshirë ato të drejtuara nga shefi Jose Andres, i përfshirë në një betejë ligjore me Trumpin, pasi u tërhoq nga marrëveshja për të hapur një restorant të ri në hotelin e ri të Presidentit në kryeqytet.

Në Pentagon, disa dyqane e lokale si Starbucks dhe Burger King ulën qepenat, ndërsa punonjësit e tyre iu bashkuan protestave. Marshime u zhvilluan edhe në Raleigh, Karolinën Veriore dhe Austin të Teksasit.

Top Channel